Site icon Telegrafi

“Armiqtë” e flokëve të lyer

Larja e shpeshtë
Ekspertët kanë konstatuar se armiku kryesor i flokëve të lyer është uji. Kjo nuk do të thotë se më nuk duhet t’i lani, por duhet ta rralloni larjen.
Gjithashtu, lajini flokët me ujë sa më të ftohtë. Në këtë mënyrë ngjyra juaj do të jetë më e qëndrueshme.

Temperaturat e larta
Të gjithë e dimë se tharësja dhe piastra i dëmton flokët, por tek flokët e lyer, kjo gjë është dyfish më e rrezikshme. Floku i lyer është shumë i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe thahet shpesh. E njëjta gjë vlen edhe për daljet në diell.

Lyerja e shpeshtë me bojë
Lyerja tepër e shpeshtë e thanë flokun, por po kështu mund ta thajë edhe rrënjën, këshillon Living. Përpiquni t’i lyeni vetëm pjesët e rritura, duke iu shmangur pjesës së ngjyrosur më parë.
Si fillim, lyejeni pjesën e rrënjës, mbajeni pesë minuta, e pastaj lyejeni edhe pjesën tjetër. /Telegrafi/

 

Exit mobile version