Modelja bukuroshe Armina Mevlani bëhet gjithmonë temë e mediave rozë
Lidhja e saj me djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkelzenin, ka qenë gjithmonë në fokus të mediave.
Shkelzeni ka qenë më parë i martuar me Sadije Berishën me të cilën ka edhe fëmijë.
Ndonëse nuk kemi qenë në dijeni rreth raporteve që mund të kenë, por duket se Armina ruan një marrëdhënie të mirë me fëmijët e Shkelzenit nga martesa e parë.
Në një pyetësor drejtuar nga fansat në InstaStory, Armina është pyetur rreth këtyre raporteve.
Dhe përgjigja e saj ka qenë direkte dhe e shpejtë, duke shkruar: “Shumë mirë”.
Armina dhe Shkelzeni kanë kohë që janë bashkë, ndërsa ende nuk kanë bërë të ditur nëse mendojnë ndonjë datë për martesën. /Telegrafi/