Armina Mevlani është njëra nga blogeret më të suksesshme shqiptare dhe kjo bën që të jetë thuajse gjithnjë në qendër të vëmendjes.
E njëjta është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa ndan me fansat postime të ndryshme dhe jo vetëm.
Ajo së fundmi u ka dhënë hapësirë ndjekësve të saj që përmes opsionit pyetje – përgjigje, të pyesin më shumë rreth jetës dhe karrierës së saj profesionale.
Ajo se çfarë u intereson më shumë njerëzve rreth një personi publik padyshim se janë operacionet plastike dhe një gjë e tillë ka përfshirë edhe blogeren Mevlani.
“A keni bërë ndonjë operacion plastik?”, është pyetja e fansit, ndërsa një përgjigje rreth kësaj nuk ka munguar edhe nga Armina.
“Nëse mendon operacione plastike nuk e kam bërë asnjë. Përveç ndonjë mbushësi diçka të ngjashme. E mbaj fytyrën me tretmane dhe me vitamina”, është përgjigja e saj.
Bukuroshja përndryshe tash e sa kohë është në lidhje me djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Shkelzenin, të cilët pritet ta kurorëzojnë romancën me martesë së shpejti, megjithëse nuk kanë bërë publike ndonjë datë të saktë akoma.
Gjithashtu, Mevlani po vazhdon të punojë në projekte të reja që kanë të bëjnë me fushën e modës. /Telegrafi/