Site icon Telegrafi

Armina Mevlani thotë se është më fat që e ka njohur Shkëlzen Berishën: Nuk ka gjë më të bukur se sa kur gjen balancë mes dashurisë dhe karrierës

Foto: Instagram

Modelja dhe prezantuesja nga Shqipëria, Armina Mevlani, është një personazh shumë i ndjekur në rrjete sociale.

Ajo bisedon shpesh me fansat dhe një gjë të tillë e ka bërë sërish përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

E pyetur për jetën nëse nuk do e njihte partnerin e saj, Shkëlzen Berishën, bukuroshja thotë se do të ishte duke studiuar për modë ose për film.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, ylli shprehet e lumtur për të dashurin dhe se tani ka të gjitha gjërat, përfshirë edhe punën që lidhet me atë që ka dashur të bëjë gjithnjë.

Lexo po ashtu Armina Mevlani: Jam tradicionale, unë të rris fëmijët e burri të sjell para në shtëpi

Përgjigja e plotë e Mevlanit:

“Mendoj që do kisha studiuar jashtë për Master, diçka e lidhur me modën ose filmin pasi në atë periudhë punoja në një reviste mode dhe më ishte kthyer në pasion.

Planet e mia ishin Londra ose Milani sepse gjatë kohës së Miss World pata edhe oferta të punoja në këto vende për fotomodele, por nuk ishte ajo që doja të bëja në jetë.

Ndihem më shumë me fat që e kam njohur dhe sërish punoj në modë dhe televizion.

Nuk ka gjë më të bukur se sa kur gjen balancë mes dashurisë dhe karrierës.

Tani Masteri mbeti në plan të dytë për modë do e bëj së shpejti”. /Telegrafi/

Exit mobile version