Ajo është një prej blogereve më të famshme shqiptare, dhe mjaft aktive në rrjetet sociale.
Armina Mevlani gjithashtu është e njohur edhe për dashurinë e madhe që ka ndaj djalit të ish-presidentit shqiptar, Sali Berishës, Shkelzenit.
Kohët e fundit bukuroshja po sjell imazhe tejet seksi në llogarinë personale në Instagram teksa po shoqërohet nga mikesha, Borana Baci.
“Kur bota e ishullit ishte e egër”, ka shkruar ndër të tjerash zeshkania gjersa shihet e veshur në bikini.
Theksojmë se zeshkania pranon se beson në dashuri, teksa tradhtinë nuk do ta falte dhe mes tjerash ajo shtoi se sekretet e vetes vështirë arrin t’i mbajë.
Armina është prej blogereve më të ndjekura shqiptare me një stil të shtrenjtë të jetës dhe shije unike të veshjes. /Telegrafi/