Ajo pos që është një bukuroshe, njihet për jetën luksoze.
Armina Mevlani është një prej blogereve më të njohura shqiptare.
Bukuroshja gjithnjë shfaqet plot stil, por stili i saj zakonisht është mjaft i kushtueshëm.
Një hulumtim i thjeshtë nga What they Wearin e nxjerrë Arminën si një prej shpenzueseve më të mëdha për dukjen e saj.
Bukuroshja tash është shfaqur me një palltë të kuqe mjaft serioze nga brendi Balmain.
Edhe çmimi i palltës është shumë serioz, prej hiç më pak se 3125 eurosh.
Natyrisht, për nusen e djalit të Sali Berishës kjo nuk është ndonjë problem i madh, pasi Shkëlzeni njihet si biznesmen i zoti dhe që ka mundësi të përballojë shpenzimet e bashkëshortes së tij, e pos kësaj vet Armina ka mjaft oferta si modele e blogere.
Armina Mevlani gjithnjë komentohet për jetën private dhe luksoze që bën dhe që e publikon në rrjetet sociale. /Telegrafi/