Askush më nuk mund të dyshojë në lidhjen e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.
Jo të paktën pasi që modelja dhe blogerja dha një intervistë të shkurtër sot tek “Rudina”.
E pyetur për marrëdhënien me Liri Berishën, nënën e të fejuarit Shkelzenit, pra vjehrrën e saj, Armina ka treguar fillimisht se ka shumë foto me të në shtëpinë e saj.
“E kam jashtë mase shumë për zemër, sepse është një zonjë që më mirëkupton. Sepse jo të gjithë e mirëkuptojnë fushën time, ndoshta edhe prindërit e mi mund ta kenë pasur me pikëpyetje që unë jam në fushën e modës”, tha Armina.
Ajo më tutje pohoi se vjehrra e ka mirëkuptuar dhe se e mbështet në këtë profesion. Gjithashtu ka thënë se për të gjitha gjërat flasin dhe se e ndjej si një mikeshë dhe kjo është diçka shumë speciale.
Përveç Arminës, edhe bashkëshortja e Sali Berishës e ka vërtetuar këtë që thotë nusja e saj, me anë të kësaj fotoje që e ka postuar në rrjetet sociale.
Ndryshe, Shkelzeni ka qenë i martuar për disa vjet me Sadijen, me të cilën i ka dhënë fund jetës bashkëshortore përmes një procesi gjyqësor.
Vlen të theksohet se ende nuk dihet nëse ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha të ketë miratuar këtë lidhje pasi që dihet mirë se është shumë konservator sa i përket jetës familjare. /Telegrafi/