Fashion blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani ka treguar se për cilën skuadër bën tifo partneri i saj, Shkëlzen Berisha.
“Zeni është tifoz i flaktë i Brazilit në Botëror, por në këtë Europian bën tifo për çdo skuadër që është kundështare me Gjermaninë, pasi kjo e fundit mundi Brazilin në Botëror”, – ka thënë Armina gjatë “Procesit Sportiv”.
Bukuroshja Mevlani ka treguar se ndeshjen Gjermani-Itali e kanë ndjekur sëbashku, duke përmbysur pritshmëritë e saj për darkën në bregdet, shkruan ‘Revista Who’.
“Ishim në plazh dhe prisja që të konsumonim bashkë një darkë romantike, të bisedonim, por Zeni nxorri iPad-in dhe më tha do bëj tifo për Italinë se s’më ka dalë inati me Gjermaninë”, – rrëfehu ajo. Me siguri Shkëlzen Berisha duhet të jetë lumturuar sot që Gjermania u eleminua nga Euro 2016-të.