Telegrafi

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen së shpejti

Foto: Screenshot/Instagram

Blogerja dhe moderatorja e njohur nga Shqipëria, Armina Mevlani, ka njoftuar se do të martohet së shpejti me partnerin e saj, Shkëlzen Berishën.

Lajmin e ka konfirmuar në emisionin “Goca dhe Gra”, gjersa për publikun ka dhënë edhe disa detaje.

Ajo tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por që nuk ka zbuluar një datë të saktë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”, tha ajo.

Lexo po ashtu Armina Mevlani thotë se është më fat që e ka njohur Shkëlzen Berishën: Nuk ka gjë më të bukur se sa kur gjen balancë mes dashurisë dhe karrierës

E njëjta tutje shtoi se stilistja e famshme, Vivienne Westwood, ka qepur një fustan enkas për të.

“Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, tha mes tjerash Mevlani.

Kujtojmë që çifti janë së bashku për afro një dekadë. /Telegrafi/