Blogerja dhe moderatorja e njohur nga Shqipëria, Armina Mevlani, ka njoftuar se do të martohet së shpejti me partnerin e saj, Shkëlzen Berishën.
Lajmin e ka konfirmuar në emisionin “Goca dhe Gra”, gjersa për publikun ka dhënë edhe disa detaje.
Ajo tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por që nuk ka zbuluar një datë të saktë.
“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”, tha ajo.
E njëjta tutje shtoi se stilistja e famshme, Vivienne Westwood, ka qepur një fustan enkas për të.
“Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, tha mes tjerash Mevlani.
Kujtojmë që çifti janë së bashku për afro një dekadë. /Telegrafi/