Site icon Telegrafi

Armiku më i madh i xhepit dhe jetës është “Varfëria Gjenetike”: Bëhuni të pasur, sepse varfëria është gjendje mendore!

Ligji i Varfërisë Gjenetike është arsyeja pse njerëzit janë “programuar” për të jetuar me të ardhura të ulëta.

“Pasurinë dhe varfërinë në jetën tuaj e sjell mendja, ndaj kini kujdes në çka e programoni veten”, tërheq vërejtjen këshilltarja për biznes, Natalie Grace, autore librash që ka krijuar termin “Varfëria Gjenetike”,

Ajo kujton fëmijërinë e saj, kur me shoqen e saj ka kërcyer në një kauç. Pas shumë kohësh e vizitoi shoqen dhe hasi në kauçin e njëjtë në shtëpinë e saj. Derisa flisnin, Grace mendonte se sa do të kushtonte kauçi e një pasqyre e re dhe sa kohë duhen të hidhen kutitë e kartonit bashkë me vazot e çorapët e shqyera në tokë, transmeton Telegrafi.

“Kudo shihja të çara, pluhur dhe bërllok”, thotë ajo, duke shtuar se plot persona ruajnë paratë për ditë të zeza, e bile edhe enët më të bukura për rastet e veçanta. “Por, problemi është se rastet e veçanta vinë rrallë, e ditët e zeza janë të pashmangshme. Ndaj, nëse gjithçka ruajmë për të ardhmen, ajo ardhmëri nuk vjen kurrë. Nëse jetën e kaloni duke investuar vetëm për të ardhmen, që ajo të jetë më e mirë, jeta do të bëhet e mjerë”.

Grace përmend edhe një femër të re që kursente në mënyrë të tmerrshme, që me paratë e banesës që donte ta shiste, dhe kursimet tjera, të blinte një shtëpi me kopsht. Ajo e vetme i ka rritur dy vajza, që shpesh ishin të uritura e ushqeheshin pothuajse gjithmonë me supa. Njëra vajzë njëherë i thotë se i vinte turp që ka veç një palë rroba dhe atë të arnuara.

“E dini çfarë ndodhi? Pas dy dekadash, ajo më në fund e bleu shtëpinë e ëndrrave, por vajzat nuk ishin të interesuara. As nuk silleshin si shumica e vajzave tjera, sepse morën ‘Kompleksin e të Përhiturës’. Me fjalë të tjera, kanë frikë edhe sot të shpenzojnë; edhe sot veshin rroba të vjetra; hanë nga enët e thyera; mobilet i kanë të falura. Kjo varfëri është ngulitur në mendje, ndonëse tash mund të bëjnë jetë shumë më të mirë”, thotë ajo, transmeton Telegrafi.

Grace mendon se frika nga harxhimi shndërrohet në psikozë dhe se mund ta shpenzojë energjinë jetësore. Ndaj, shprehet se fëmijët që rritën në varfëri, në ndërdije programohen për varfëri në të ardhmen.

“Por, ka edhe raste kur njerëzit, të shtyrë pikërisht nga kjo gjendje, dhanë maksimumin për të qenë të suksesshëm. Por, shumica që kaluan varfërinë në fëmijëri, kaluan në varfëri edhe në pjekuri e në pleqëri. Mos lejoni të futeni te ky grup. Largojeni varfërinë, sepse varfëria është gjendje mendore, siç është edhe pasuria”. /Telegrafi/

Exit mobile version