Telegrafi

Armiku i lëkurës pa të cilin nuk mund të funksionojë organizmi

Mirëpo rrezet e diellit janë të domosdoshme për formimin e vitaminës D, mungesa e të cilës mund të shkaktojë paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme.

Studime të shumta tregojnë se mungesa e vitaminës D, është faktor i rëndësishëm në paraqitjen e një numri të madh sëmundjesh, duke filluar nga ftohja e zakonshme, gripi, problemet me zemër, sulmi në tru, diabeti, sëmundjet autoimune, depresioni, osteoporoza, disa karcinoma etj.

Baza e këtyre problemeve në ‘jetën moderne’ është fshehja nga dielli, kështu që jeta nëpër qytete bëhet më shumë nëpër hapësira të mbyllura dhe njerëzit nuk marrin rreze të nevojshme të diellit për prodhimin e vitaminës D, e cila është e domosdoshme për organizmin e tyre.