Telegrafi

Armik i shtetit? Aktivistja 21-vjeçe të cilën Kina e konsideron si “kërcënim” (Foto)

Nëse qeveria kineze ia arrin qëllimit, karriera politike e 21-vjeçare Agnes Chow mund të përfundojë para se t’ia fillojë, shkruan Guardian.

Kjo vajzë që e quan veten “studente”, Kina e konsideron si kërcënim për politikat e këtij vendi, sa që ia kanë ndaluar të kandidojë në Këshillin e Hong Kongut, transmeton Telegrafi.

Arsye për kundërshtimin e saj qëndron se ajo është anëtare e partisë Demosisto, që bazohet në demokraci dhe i kundërvihet Hong Kongut që përkrah regjimin kinez.

Ky vendim i paprecedan i qeverisë është marrë për të ndëshkuar të gjithë ata që përkrahin idenë e demokracisë, kurse vendimi është marrë për të parandaluar që Chow dhe koleget e saj nga Demosist të hynë në Parlament.

Bëhet fjalë për goditjen më të re kundër aktivistëve demokrat në këtë ish-koloni të Britanisë së Madhe, pasi vitin e kaluar tre aktivistë prodemokratikë janë dënuar me burgim.

Por edhe pse i është ndaluar kandidatura, Agnes refuzon të hesht dhe të vazhdojë me aktivitetet e saj. Ajo i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos ketë presione të tilla.

Chow është shumë e bindur se perspektiva demokratike në Hong Kong do të dobësohet edhe më shumë, nëse nuk reagon bashkësia ndërkombëtare.

“Ndalesa kundër meje është personale, por kjo ndalesë synon të prekë gjeneratën e re që mendojnë ndryshe nga qeveria. Autoritetet përkrahin vetëm ata të rinj që tregohen besnikë ndaj Kinës dhe partisë komuniste. Çdo mendim tjetër është i papranueshëm”, ka deklaruar Agnes.

Ajo madje ka hequr dorë nga shtetësia britanike, që ka qenë kusht që të kandidohet, gjithashtu ka lënë anash studimet. /Telegrafi/