Telegrafi

Armie Hammer befason fansat me ndryshimin në dukje ndërsa pren flokët në karantinë

Në pamundësi të prerjes së flokëve te floktari për shkak të pandemisë së coronavirusit, Armie Hammer, i ka marrë gjërat rreth kësaj në duart e tij të mërkurën.

Aktori amerikan ka vendosur që të bëjë një ndryshim në dukje, ndërsa ka befasuar fansat me rezultatin e arritur.

I njëjti më pas ka ndarë një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram dhe ky ndryshim i tij bëri bujë në rrjetet sociale, duke qenë se për një kohë të gjatë mbante të njëjtin stil flokësh.

“Duke e mbytur lojën”, ka qenë përshkrimi i 33-vjeçarit krahas fotos, të cilën e ka ndarë me 1.3 milion ndjekësit.

Reagimi që mori më shumë vëmendje në hapësirën e komenteve ishte ai i aktorit Timothee Chalamet.

Ky i fundit kishte ngelur pa fjalë, ndërsa e ka pyetur Armie nëse është mirë?

Komenti grumbulloi gati 6,000 pëlqime nga fansat e Chalamet dhe Hammer.

 

Sidoqoftë, Hammer ka ndjekur trendin e shumë të famshmëve që këtë kohë e kanë shfrytëzuar duke bërë eksperimente të ndryshme nga shtëpia e tyre. /Telegrafi/