Site icon Telegrafi

Armët bërthamore, Europën e pushtojnë “ethet” e betejës SHBA-Rusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe NATO kanë përpara 6 muaj punë mjaft intensive për shpëtimin e marrëveshjes INF, sipas afatit të vënë nga SHBA, që të premten vendosi largimin nga INF.

Por, shumë vende në Europë i tremben një gare të re armatimi mes Moskës dhe Uashingtonit.

Janë kryesisht vendet nga Europa Lindore dhe Baltike ato që ndjehen të kërcënuara nga Rusia e dyshojnë në gatishmërinë për mbrojtje të fqinjëve perëndimorë.

Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputovcz tha për revistën “Spiegel”, se është në interes të Europës të ketë të stacionuara raketa dhe trupa amerikane në kontinent.

Por ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) është kundër këtij stacionimi, përcjell gsh.

Po ashtu që në Gjermani të stacionohen sërish raketa atomike. “Lufta e Ftohtë ka marrë fund”, tha Maas i pyetur, nëse në Europë po përsëritet historia. “Përgjigjet e asaj kohe janë shumë të papërshtatshme për sfidat e sotme”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehet në një linjë me Maas.

Në një intervistë për ZDF, ai u shpreh, se aleanca nuk synon të stacionojë armë të reja atomike tokësore në Europë.

“Më shumë duhet luftuar për të ruajtur marrëveshjen INF. Duhet folur në 6 muajt e ardhshëm me Rusinë”, tha Stoltenberg.

Exit mobile version