Telegrafi

Armëpushimi që i dha fund Luftës së Parë Botërore

Më 11 nëntor të vitit 1918, Gjermania nënshkruan një marrëveshje për armëpushim me aleatët në një vagon treni në pyllin Compiegne të Francës.

Luftimet ndaluan zyrtarisht në orën 11:00, të 11 nëtorit 1918. Kjo ditë është nderuar çdo vit me një heshtje dy-minutëshe, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur 11 nëntorin Ditën e Veteranëve.

Lufta e parë Botërore përfundoi zyrtarisht me nënshkrimin e Traktatit të Versajës, më 28 qershor 1919.