Site icon Telegrafi

Armëpushimi në Siri hyn në fuqi pas perëndimit të diellit

Armëpushimi në Siri, i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, do të hyjë në fuqi sot, pas perëndimit të diellit, sipas kohës lokale.

Armëpushimi, i shpallur më 9 shtator, pas disa javësh bisedime, është përshkruar si shansi më i mirë për t’i dhënë fund luftës gjashtëvjeçare në Siri.

Nëse armëpushimi mbahet një javë, SHBA dhe Rusia do të nisin të punojnë së bashku për të kryer sulme ushtarake kundër Jabhat Fateh al-Shamit, degë e Al Kaidës, dhe kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Siç transmeton Rel, armëpushimi nuk zbatohet për grupet ekstremiste.

Nga lufta civile në Siri janë vrarë mbi 290,000 veta dhe janë zhvendosur miliona të tjerë.

Exit mobile version