Site icon Telegrafi

‘Armëpushimi’ i luftës tregtare SHBA-Kinë po nxit tregjet e naftës

Lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës ka peshuar rëndë tregtinë botërore, duke shkaktuar shqetësime për një ngadalësim ekonomik. Nafta e papërpunuar nuk është përfshirë në listën e qindra produkteve që secila palë ka goditur me tarifa të importit, por tregtarët thanë se ndjenja pozitive e armëpushimit po nxiste edhe tregjet e naftës së papërpunuara.

Tregtarët e naftës janë fokusuar në takimin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës që do të mbahet më 6 dhjetor. Në takim, OPEC, së bashku me anëtarin jo-OPEC-ut, Rusia, pritet të njoftojë shkurtime që synojnë të mbizotëroj prodhimin, shkruan Telegrafi.

Shumica e analistëve presin një reduktim prej 1 milion deri 1.4 milion fuçie në ditë kundrejt niveleve të muajit tetor, të cilat ishin më të lartat nga OPEC-u që nga muaji dhjetor 2016.

Lexo po ashtu SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje për pezullim tremujor të tarifave tregtare

Aktualisht një fuçi nafte e papërpunuar po tregtohet me 53.58 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version