Autoritetet armene kanë kapur më shumë se një ton kokainë me vlerë 250 milionë dollarë, një nga konfiskimet më të mëdha të drogës në historinë e vendit të vogël të Kaukazit.
Dërgesa nga Ekuadori u porosit nga një kompani armene dhe u transportua përmes Panamasë, Italisë dhe Gjeorgjisë, sipas një deklarate nga Shërbimi i Sigurisë Kombëtare.
Armenia ishte destinacion i edhe 2.7 tonelatave kokaine me vlerë 800 milionë euro, e cila ishte e fshehur mes bananeve nga Ekuadori dhe e kapur së fundmi në Itali.
Trafiku i drogës është në rritje në Armeni, një vend me rreth tre milionë banorë. Vitin e kaluar në Armeni u regjistruan 743 raste të trafikut të drogës dhe në vitin 2021 ishin 420 të tilla.
Kjo rritje e papritur bëri presion mbi qeverinë armene. Në muajin shkurt, ministrja e Brendshme, Vahe Gazarian u kritikua nga deputetët për “shpërthimin e tregtisë së drogës”.
Deputetja e opozitës Agnesa Hamoian dënoi “statistikat e tmerrshme” që tregojnë se “shteti nuk po merr asnjë masë serioze” për të ndaluar tregtinë, në të cilën ajo tha se përfshin “zyrtarë të rangut të lartë”. /Telegrafi/