Telegrafi

Armenia akuzon Turqinë për rrëzimin e aeroplanit luftarak, Ankaraja i mohon pretendimet armene

Ministria e Mbrojtjes së Armenisë ka njoftuar se një aeroplan luftarak turk F-16 rrëzoi një aeroplan luftarak armen SU-25.

Aeroplani, sipas reuters, u rrëzua në hapësirën ajrore armene. Piloti, siç thanë ata, u vra.

Por, autoritetet turke dhe azerbajxhanase kanë mohuar pretendimet e qeverisë armene, transmeton Telegrafi.

“Ky informacion është një gënjeshtër armene dhe një fantazi tjetër e makinës propagandistike armene”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit.

Ndërkohë, pothuajse 100 njerëz, përfshirë civilë, janë vrarë në luftimet midis forcave armene dhe azerbajxhanase për rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabaku.

Lexo po ashtu Pse duhet të brengosemi për konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit?

Ky i fundit është një rajon i shkëputur nga Azerbajxhani, por drejtohet nga armenët etnikë dhe mbështetet nga Armenia. Ajo u shkëput nga Azerbajxhani në luftën e viteve 1990, por nuk njihet ndërkombëtarisht. Shteti i vetëshpallur njoftoi se 84 ushtarë të tij ishin vrarë që nga e diela dhe se ka pasur viktima civile.

Ndryshe, luftimet filluan tre ditë më parë dhe tani janë duke u përhapur jashtë Nagorni-Karabakut. /Telegrafi/