Personat e armatosur opozitarë, të barrikaduar në një stacion të policisë në kryeqytetin Erevan të Armenisë, u janë dorëzuar policisë, duke i përfunduar tensionet njëjavore me autoritetet, nga të cilat janë vrarë dy oficerë të policisë.
“Me aksionet e tyre të vazhdueshme dhe të koordinuara, njësitet speciale të organeve të zbatimit të ligjit i kanë detyruar anëtarët e grupit të armatosur tu dorëzohen autoriteteve”, ka njoftuar mbrëmë Shërbimi i Sigurisë Kombëtare i Armenisë.
Ky shërbim theksoi se “janë arrestuar 12 terroristë”.
Mëtutje, është kumtuar se kompleksi i okupuar policor është “çliruar tërësisht” pas më tepër se një ore, pasi lideri i personave të armatosur, Varuzhan Avetisian, tha se kanë vendosur të dorëzohen, transmeton Rel.