Site icon Telegrafi

Armenët thonë se 45 ushtarë të tjerë u vranë në luftimet me Azerbajxhanin

Zyrtarët armenë në enklavën e Nagorni-Karabakut thanë të hënën se 45 ushtarë të tjerë ishin vrarë në luftime me Azerbajxhanin.

Kjo ka bërë që numri i përgjithshëm i vdekjeve ushtarake të rritet në 525 që kur luftimet shpërthyen më 27 shtator.

Të paktën 25 civilë janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur që nga ajo kohë, raporton reuters.

Luftimet janë rritur në nivelin më të keq që nga vitet 1990, kur u vranë rreth 30 mijë njerëz.

Ndryshe, Armenia dhe Azerbajxhani ditë më parë kishin arritur marrëveshje për një armëpushim, por i cili nuk po respektohet. /Telegrafi/

Exit mobile version