Site icon Telegrafi

Armenët me çokollatën për Guinness

Firma e madhe e ëmbëlsirave Erevan, në kryeqytetin e republikës së dikurshme sovjetike, krijuan çokollatën e rënë me peshën e pabesueshme prej 4.410 kilogramë.

Përfaqësuesja e librit të rekordeve Guinness, Elizabeth Smith, ia dorëzoi pronares së fabrikës certifikatën zyrtare gjatë një ceremonie të dielën.

Ajo shprehu kënaqësinë që ka qenë dëshmitare e një ngjarje kaq të pazakontë, heqjen e vellos së çokollatës gjigante.

Pronarja e fabrikës Zonja Vardanyan tha se çokollata është krijuar për nderë të dhjetëvjetorit të fabrikës.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur më 2007. Armenët çokollatën e tyre do ta shpërndajnë muajin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version