Armend Xhoxhaj ka fituar turneun e boksit kushtuar komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari.
Boksieri 22-vjeçar për herë të tretë u shpall boksieri më i mirë i turneut ndërkombëtar.
Boksieri i peshës 91 kilogramë thotë se epiteti i më të mirit për herë të tretë ka domethënie të madhe.
“Jam në rritje dhe besoj edhe në fitoret e tjera”, ka thënë Xhoxhaj. /Telegrafi/