Site icon Telegrafi

Armend Xhoxhaj, boksier i vitit në Kosovë

Armend Xhoxhaj është boksieri më i mirë i Kosovës për vitin 2015 nga Federata e boksit të Kosovës.

Boksierja më e mirë është Donjeta Sadiku, ndërsa trajneri i saj dhe i KB Gollaku, Besim Brahimi.

Gjyqtari më i mirë është Latif Demolli, punëtori sportivë Sylejman Voca.

Klubi më i mirë është KB Besa nga Peja.

Në listën e 10 boksierëve janë: Violant Sylejmani, Naser Shala, Nikollë Rrasi, Fisnik Muharremi, Besart Kurharsku, Valdrin Elezaj, Diell Vranovci, Venhar Hajzeraj, Muhamet Sejdiu dhe Pirro Quni.
 

Exit mobile version