Site icon Telegrafi

Armend Thaqi zgjidhet “Futbollistit i Vitit” në Superligën e Kosovës

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi është zgjedhur si futbollisti më i mirë i viti 2022 në Superligën e Kosovës gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Sot ( shtunë), FFK është duke mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Laureatët e Vitit.

Pas disa fjalimeve falënderuese dhe sukseseve nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe disa figurave tjera të rëndësishme të sportit, erdhi radha e ndarjes së çmimeve.

Padyshim si çmimi kryesor i mbrëmjes është ai i futbollistit të vitit.

Ky çmim për vitin 2022 shkoi për mbrojtësin Armend Thaqi, i cili ka shkëlqyer me Ballkanin në vitin historik ku fituan titullin në Superligën e Kosovës dhe u kualifikuan në grupet e Ligës së Konferencës.

Vlen të theksohet se ky çmimi ndahet pas votave nga gazetarët sportivë. /Telegrafi/

Exit mobile version