Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, BKT kanë vazhduar traditën për të zgjedhur futbollistin e javës.
Më i miri për xhiron e tetë në BKT Superligën e Kosovës është zgjedhur mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi.
Anësori ishte fantastik në fitoren e Ballkanit me rikthim 3-2 ndaj Drenicës, ku shënoi edhe golin e tretë në këtë takim.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Armend Thaqi, YLLI I JAVËS
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” për xhiron e 8-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti i FC Ballkani , Armend Q. Thaqi
Mbrojtësi 29-vjeçar, ishte ndër më të merituarit për përmbysjen e rezultatit nga 0:2 në 3:2 në ndeshjen që skuadra e tij e mposhti FC Drenica l. Me këtë fitore Ballkani u rikthye në pozitën e liderit në #BKTSuperliga 2021/22.
Çmimin “Ylli i javës” për mbrojtësin e Suharekës, e dorëzoi, Arianit Jahaj, specialist i sistemeve të pagesave në BKT./Telegrafi/