Ballkani po zhvillon ndeshjen e tretë në Ligën e Konferencës në udhëtim te Sivaspor.
Vendasit kaluan të parët në epërsi kur shënoi në minutën e parë Ulvestad për 1-0.
Por epërsia e vendasve nuk ka zgjatur shumë dhe kampionët e Kosovës kanë barazuar shifrat në 1-1.
Ishte kapiteni Armend Thaqi që realizoi një gol spektakolar nga distanca për të barazuar rezultat.
Ballkani po luan mjaftë mirë në këto minutat e para përball skuadrës turke. /Telegrafi/
https://twitter.com/anlikgoller_9/status/1578069747924713475?s=20&t=FIWoSuMTajzwN0FnWigwsQ