Ballkani e ka prezantuar zyrtarisht Armend Thaqin.
Para disa ditësh, skuadra nga Theranda arriti të transferonte mbrojtësin nga Prishtina, duke qenë kështu një kalim mjaftë befasues.
Sot (3 shtator), Ballkani ka prezantuar edhe zyrtarisht Thaqin, derisa nënshkroi kontratën dyvjeçare.
Lojtari konsiderohet si më i miri aktualisht në pozitën e tij, e që natyrisht se është një përforcim i madh për skuadrën suharekase.
Postimi i Ballkanit pa ndërhyrje në Facebook:
Të dashur tifoz
E kemi paralajmëruar para disa ditësh, sot zyrtarizuam bashkëpunimin më anësorin Armend Thaqi për dy vite të ardhshme.
Na priftë e mbara super Thaqi. /Telegrafi/