Telegrafi

Armend Thaqi: Ndeshja më e rëndësishme deri tani për Prishtinën, fati në duart tona

Drita dhe Prishtina nesër (e shtunë) takohen për herë të 45-të pas luftës.

Dritë që ka dal nga gara për titull e pret Prishtinën që e ndajnë vetëm katër javë nga titulli.

Në një situatë ndryshe dhe me distancë prej 21 pikëve, Drita konsiderohet kundërshtari më i vështirë jo direkt për titull në 30 javët e deritashme.

Mbrojtësi i Prishrinës, Armend Thaqi, ka thënë se rezultati dhe suksesi varet nga skuadra.

“Ndeshja më e rëndësishme e sezonit e ndoshta edhe ndeshja më e rëndësishme e Prishtinës në këto vitet e fundit, po ashtu edhe për ne futbollistët, sepse dihet se çka na pret nëse dalim me tre pikë nga ky udhëtim”.

“Pra, natyrshëm që pres angazhim maksimal prej gjithsecilit bashkëlojtar dhe të vazhdojmë drejt synimit tonë, drejt serisë pozitive që kemi. Është shumë mirë që gjithçka varet nga këmbët tona në këto katër ndeshjet e mbetura dhe po i përfunduam mirë ashtu siç e kemi synim, atëherë s’kemi çka e shikojmë askënd tjetër”.

“Do të japim maksimumin dhe të arrijmë tre pikët, mbase më të rëndësishme të vitit”, ka thënë mbrojtësi i djathtë, Armend Thaq për faqen e klubit. /Telegrafi/