Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, e ka konfirmuar se ndeshja e Kupës së Kosovë ndaj Prishtinës ishte e fundit për të me klubin aktual.
Thaqi iu gëzua trofeut, ndërsa tregoi se ka arritur marrëveshje me klubin e Cluj për sezonin e ardhshëm.
Sipas Thaqit, ka qenë trajneri Dan Petrescu, që drejton këtë skuadër, që e ka kërkuar me ngulm.
“Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje e kam përfunduar edhe pjesën me Ballkanin. Sigurisht që është edhe ndeshja e fundit revyale ku do të na dorëzohet trofeu i titullit”.
“Pas përfundimit të kampionatit do ta vazhdojë karrierën jashtë vendit. Cluji është skuadra ime e re”, ka thënë Thaqi. /Telegrafi/