Madje, gazeta mëson se ai nuk ka pasur nevojë fare të hyjë në prova. Kastrati më parë ka qenë pjesë edhe e Dritës së Gjilanit, ku ka bartur shiritin e kapitenit, kurse te Hajvalia ishte prej një viti. Kontakti me të ishte i pamundur.
Para tij tek klubi nga Ballshi erdhën edhe Alban Shillova e Lulëzim Doshlaku, të cilët arritën marrëveshje pas provave disa ditore. Të gjithë lojtarët u dërguan me ndërmjetësimin e futbollistit kosovar, Shpëtim Babaj. Bylisi stinorin pranveror të Ligës Superiore të Shqipërisë e nis nga pozita e tetë me 21 pikë të tubuara. /Tribuna/Telegrafi/