Site icon Telegrafi

Armend Dallku: Për të ardhur keq kjo humbje

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka mbetur i zemëruar pas humbjes në fund të ndeshjes nga Prishtina.

Dukagjini u mposht në fund me rezultat 2-1 nga Prishtina në ndeshjen e javës së parë të sezonit 202/23 në BKT Superligën e Kosovës.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri i klinasve, Dallku, i cili nuk u pa i lumtur në intervistën pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Ismet Munishi i lumtur me fitoren ndaj Dukagjinit, ka edhe një premtim për Plisat

“Është për të ardhur keq kjo humbje”, ka thënë fillimisht Dallku pas takimit.

“Pjesa e parë ishte e barabartë, në të dytën ishim më mirë. Pranuam dy gola nga goditjet standarde, edhe pse kishim marrë masat, por ky është futbolli”.

“Jemi të kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Kemi bërë lojë burrërore. Loja e parë është gjithmonë e vështirë. Besoj që ne ishim më të mirë se kundërshtari. Kishim raste, por ky është futbolli dhe neve na mbetet të punojmë”.

“Provuam të gjitha përforcimet. Duhet të përmirësohemi në vazhdim”, përfundoi trajneri i Dukagjinit. /Telegrafi/

 


Exit mobile version