Telegrafi

Armë me vlerë prej 20 miliardë dollarëve, porositen në Rusi

"Porositë mbërrijnë 20 miliardë dollarë", deklaroi Nikollaj Dimidjuk, drejtor i programeve të posaçme të sipërmarrjes.

Rreth 50 për qind e armëve të porositura janë nga sfera e aviacionit, ndërsa pjesa tjetër është armë për ushtrinë këmbësorike, mbrojtjen ajrore dhe marinën.

India dhe Kina janë blerës kryesorë të armëve ruse, shtoi Dimidjuk.

Sipas tij, sipërmarrja "Rosoboroneksport" ka firmosur marrëveshje të rëndësishme për furnizim me autoblindave të një shteti arab, si dhe marrëveshje për furnizim të pjesëve për një shtet evropian.

Dimidjuk refuzoi të përmendë se për cilat shtete bëhet fjalë, duke bërë të ditur se marrëveshjet ende nuk kanë hyrë në fuqi.

Ai tha se anëtaret e NATO-s, duke përfshirë edhe Greqinë dhe Turqinë, po ashtu, janë të interesuara për blerjen e armëve ruse.

Moska dhe Athina, në vitin 2008, firmosën marrëveshje ndërqeveritare për shitjen e 420 automjeteve të blinduara Greqisë.

Turqia, sipas Dimidjuk, po ashtu, është e interesuar për automjete të blinduara, sisteme lëvizëse të lançuesve raketorë dhe sisteme antitank. /Makfaks/