Me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar.
Aty, sipas Policisë janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, 26 gëzhoja të cal. 7.62mm, 3 gëzhoja të cal. 7.62mm, 72.48 gramë marihuanë, 55 kartëmonedha prej 20 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, 8 kartëmonedha prej 10 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Llaushë të Skenderajt.
I dyshuari është arrestuar, i cili me urdhër të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/