Një punëtor ndërtimtarie ka shpëtuar mrekullisht, pasi një armaturë e ndryshkur i është ngulur në prapanicë dhe i ka depërtuar deri në gjoks.
Punëtori i paemëruar është dërguar me urgjencë në spital, pasi është rrëzuar nga 3 metra lartësi derisa po punonte në Chenzou të Kinës, transmeton Telegrafi.
64-vjeçari kishte rrëshqitur dhe ishte rrëzuar në një armaturë gjigante, që zakonisht përdoret për të përforcuar betonin.
Mjeku Zhang Jianwen, ka deklaruar se armatura 70 centimetra e gjatë i është ngulur në prapanicë dhe kishte përfunduar në gjoks.
Për fat të mirë armatura e ndryshkur nuk kishte prekur organet vitale, edhe pse mushkëritë i janë dëmtuar paksa. /Telegrafi/