Site icon Telegrafi

I armatosuri kishte bërtitur “Allahu Akbar” para se të kryente sulmin në Strasburg (Video)

Personi i armatosur që shtiu me revole në natën e mbrëmshme mbi civilët në një treg të Krishtlindjeve në Strasburg të Francës, kishte bërtitur në gjuhën arabe “Allahu Akbar” dhe më pas ishte nisur në “aksion”, ka njoftuar sot prokurori francez, shkruan BBC.

Remy Heitz ka thënë se dy persona janë vrarë dhe një tjetër pësoi dëme të mëdha në tru, ku si pasojë edhe ai humbi jetën gjatë sulmit të përgjakshëm në natën e 11 dhjetorit. Ai gjithashtu njoftoi se edhe 12 persona janë plagosur, ku 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Sulm në Strasburg, shkon në katër numri i të vrarëve (Foto/Video)

Burri i njohur për mediat lokale si Cherif Chekatt, ishte i njohur për autoritetet për radikalizim gjatë kohës sa kishte qëndruar në burg. 29-vjeçari ishte i armatosur me revole dhe thikë, dhe arriti të arratiset nga vendi i ngjarjes me taksi, ka njoftuar Heitz.

Sulmuesi që kishte biseduar me taksistin, i ka thënë policisë se ai i kishte treguar se si kinse kishte vrarë 10 persona dhe ishte plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtarët francezë.

Lexo po ashtu Dy të vrarë dhe 11 të plagosur në Strasburg (Foto/Video)

Katër persona që besohet se kanë lidhje me të dyshuarin janë arrestuar nga policia gjatë natës së 11 dhjetorit ka shtuar Heitz. Burime të afërta me hetuesit kanë deklaruar për Reuters, se bëhet fjalë për nënën, babanë dhe dy vëllezërit e të dyshuarit. /Telegrafi/

Exit mobile version