Telegrafi

Armata e Chelseat në huazim: Cilët lojtarë të The Blues luajnë nëpër botë

Politika e diskutueshme e huazimit e Chelseat i ka ndarë njerëzit në futboll, por ajo vazhdon të korrë sukses për kampionët evropianë.

Të akuzuar për grumbullim, Blutë vazhdojnë të mbledhin shuma të mëdha parash përmes shitjeve të lojtarëve dhe së fundmi kanë mbledhur mbi 100 milionë funte (136 milionë dollarë) në afatin e transferimit të verës 2021-22.

Ndërkohë, disa yje si Mason Mount, Reece James dhe Andreas Christensen ishin në gjendje të bënin përparimin te skuadra e parë.

Këtu janë lojtarët që shpresojnë të bëjnë të njëjtën gjë në vitet e ardhshme …

Cilët lojtarë të Chelsea janë huazuar?

Ish-drejtori teknik Michael Emenalo kishte shfaqur idenë që të huazon sa më shumë lojtarë dhe të marrin edhe të rinj ndër vite, për t’i huazuar më pas nëpër botë, e që kjo shifër ka shkuar mbi 40.

Së pari, me punësimin dhe shkarkimin e trajnerëve që kanë qenë mjaft të shpeshta që kur Roman Abramovich bleu klubin, lojtarët e ekipit të parë mund ta gjejnë veten shpejt me një trajner të ri.

Nëse Chelsea nuk mund të shesë lojtarë që nuk i përshtaten sistemit të trajnerit të ri, një huazim mund të jetë përgjigja.

Së dyti, ka lojtarë që Chelsea i sheh si mundësi financiare, shpesh duke huazuar individë për disa sezone për t’i shitur me fitim, më pas. /Telegrafi/