Armando Sadiku hyn në historinë e Copa Libertadores. Sulmuesi shqiptar u bë futbollisti i parë shqiptar që luan në garën më të rëndësishme për klube në Amerikën e Jugut pasi u aktivizua si zëvendësues në minutën e 69-të të sfidës mes Bolivar dhe uruguaianëve të Wanderers.
Bolivianët triumfuan me rezultatin 5-0 duke përmbysur kështu humbjen 1-0 të sfidës së parë dhe duke u kualifikuar në për në raundin final të fazës para-eliminatore aty ku do të kenë përballë me shumë gjasa kolumbianët e Junior, përballje që do të vlejë një biletë për në fazën e grupeve të Copa Libertadores.
Aktivizimit të Sadikut si i pari shqiptar që luan në Copa Libertadores i kanë bërë jehonë edhe mediat argjentinase.
⏰ 69'
🔁 Cambio en Bolívar
Salió Bruno Miranda, ingresó Armando Sadiku 🇦🇱 pic.twitter.com/3wtNLWMfnN— Club Bolívar (@Bolivar_Oficial) March 16, 2021
Edhe pse luajti për pak minuta sulmuesi kuqezi iu afrua ndjeshëm golit të tij të parë me Bolivar në Copa Libertadores teksa në minutën e 76-të Sadiku goditi shtyllën, ndërkohë që anësori kishte ngritur flamurin për një pozicion jashtë loje inekzistent.
Gati pesë minuta para mbylljes së ndeshjes ish-lojtari i Malagas kishte një mundësi të mirë shënimi, por pranë portës e devijoi topin jashtë kuadratit.
Megjithatë për Sadikun i rëndësishëm ishte debutimi me Bolivar në Copa Libertadores pasi herët apo vonë golat do të vinë.
🇧🇴⚽️🇺🇾 ¡Goleada de @Bolivar_Oficial en La Paz!
📽️🏆 Lo mejor del 5⃣-0⃣ del equipo boliviano sobre @mwfc_oficial para alcanzar la Fase 3 de la CONMEBOL #Libertadores.@FutbolSantander #GloriaEterna pic.twitter.com/Q30BFE75Gq
— CONMEBOL Libertadores (@Libertadores) March 17, 2021