Telegrafi

Armando Sadiku prezantohet te Ezurumspor

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku është prezantuar te klubi i ri i tij Ezurumspor.

29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, me ekipin që u ngjit këtë sezon në elitën e futbollit turk.

Erzurumspor është skuadra e 11-të në karrierën e Armando Sadikut, i cili e nisi me Turbinën e Cërrikut, ndërsa luajti edhe te Gramozi i Ersekës dhe Elbasani.

 

Sadiku e vazhdoi karrierën në Zvicër, ku u aktivizua me katër ekipe: Locarno, Lugano, Vaduz dhe Zurich.

Ai ka luajtur edhe te Legia Varshava, para se të kalonte te Levante në La Liga.

Sulmuesi ka luajtur edhe te Malaga si huazim, ku ka shënuar shumë gola.

29-vjeçari është pjesë e Kombëtares shqiptare që nga viti 2012 dhe ka shënuar 12 gola për ngjyrat kuqezi. /Telegrafi/