Site icon Telegrafi

Armando Sadiku në ”radarët” e Palermos

Në hapësirën e afatit kalimtar dimëror përfliten shumë transferime, disa prej tyre realizohen ndërsa pjesa tjetër mbetet në kuadrin e spekulimeve.

Së fundmi në mediat italiane është përmendur emri i Armando Sadikut si një përforcim i mundshëm i Palermos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve

Skuadra siciliane ndodhet në krizë të plotë dhe mban pozicionin e 18-të në Serinë A. Për këtë arsye drejtuesit e klubit kërkojnë futbollistë cilësorë, sidomos në repartin e avancuar.

Lojtari i përfaqësueses shqiptare në këtë edicion ka realizuar vetëm 5 gola me Zurichun, por kjo edhe për shkak të dëmtimit të pësuar në gju i cili e la jashtë për rreth 1 muaj e gjysmë. Për momentin janë vetëm zëra spekulime dhe ditët në vijim do të kuptohet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Armando Sadikut.

Exit mobile version