Telegrafi

Armando Sadiku ia bën sefte me Las Palmasin në La Liga 2

Armando Sadiku ka gjetur golin e parë në La Liga 2 me fanellën e Las Palmasit.

Sulmuesi shqiptar, shënoi të vetmin gol në ndeshjen si mysafir ndaj Real Valladolidit. Ai festoi si i çmendur pasi ishte goli i parë në kampionat.

Ishte minuta e 61-të kur 30-vjeçari i shërbyer me një harkim të saktë nga e djathtë dhe pasi dështoi në dy tentativat e para, në të radhës e dërgoi topin në rrjetë.

Vetëm pesë minuta pas golit, shqiptari u zëvendësua.

Gjatë këtij sezoni, Armando Sadiku është aktivizuar në 16 ndeshje në kampionat me Las Palmasin, por në vetëm katër raste titullar.

Kujtojmë që sulmuesi shqiptar ka mundur të shënojë edhe dy gola në Kupën e Mbretit./Telegrafi/