Armando Sadiku është rikthyer sërish tek goli teksa ka qenë protagonisti kryesor në fitoren që Vaduz arriti të marrë mbrëmjen e djeshme.
Ekipi nga Lihteshtejni nuk merr vetëm pjesë në Superligën e Zvicrës, por edhe në Kupën e vendit të vogël në Evropë. Lihteshtejni aktualisht nuk ka kampionat, por ka vetëm trofeun e Kupës.
Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen gjysëmfinale, Vaduz – USV Escen Mauren që përfundoi me rezultatin 2-1 sulmuesi shqiptar realizoi dy golat e fitores duke e dërguar ekipin e tij në finale.