Këtë javë i ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ka qenë futbollisti i njohur, lojtari i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku.
Ai ka qenë i ftuar për t’i bërë një befasi Xhulios, një djalë i vogël i cili ëndërronte të bëhej futbollist.
Prezantuesja e emisionit, Arbana Osmani, zbuloi disa detaje rreth futbollistit të cilat nuk i kishim ditur më parë.
Armando të gjitha paratë që kishte fituar nga një fushatë publicitare i kishte dhuruar për të rindërtuar shtëpitë e disa familjeve në vendin ku ishte rritur.
Ndërkohë, ditë më parë, Sadiku festoi ditëlindjen e 27-të.
Arbana kishte ftuar enkas prindërit dhe të fejuarën e tij, teksa publiku për herë të parë pati rastin të njihet me Elonën, vajzën e cila ka arritur t’ia fitojë zemrën.
Prindërit e uruan Armandon me fjalët më të mira për ditëlindjen e tij, duke i uruar sa më shumë suksese dhe më shumë gola. /Telegrafi/