Armando Sadiku ka shënuar gol qysh në ndeshjen e parë me ekipin e tij të ri, Legia Warsawa.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare po tregohet i madh edhe në në kampionatin polak te skuadra e madhe Legia.
Kjo pasi Sadiku ka shënuar gol qysh në ndeshjen e tij debutuese me polakët.
‘Bomberi’ shqiptar ka shënuar në ndeshjen hapëse të kampionatit polak në humbjen 3-1 ndaj Gornik Zabrze.
Sadiku ka shënuar golin e nderit për Legian, gol ky që erdhi në minutën e 80 të ndeshjes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ab9RadEPPS0