Site icon Telegrafi

Armando Broja vazhdon të shënojë në Ligën Premier, feston me shqiponjë golin ndaj Burnleyt

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka vazhduar përsëri me gola në Ligën Premier me skuadrën e tij, Southampton.

Southampton ka arritur të rikthehet në ndeshjen ndaj Burnley, duke shënuar dy gola pas disavantazhit 0-1 në ndeshjen e javës së nëntë në Ligën Premier.

Ekipi nga St Marys arriti të barazoj në pjesën e parë me anë të Valentino Livramento (42’) për 1-1, ndërsa në pjesën e dytë shpejt gjeti golin e epërsisë.

Lexo po ashtu Armando Broja heroi i Southampton, goli i tij siguron fitoren e parë për ‘The Saints’ në Ligën Premier

Kësaj radhe ishte sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili po vazhdon shkëlqimin e çmendur në Ligën Premier.

Pasi shënoi javën e fundit dhe ia solli fitoren 1-0 ndaj Leeds Unitedit, sulmuesi shqiptar po tregohet vendimtar edhe në ndeshjen ndaj Burnley.

Broja ishte i saktë duke shënuar gol të bukur në minutën e 50-të për 2-1 pas asistimit të Ibrahima Diallo.

Festa e shqiptarit ishte e veçantë, pasi festoi duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. /Telegrafi/

Exit mobile version