Armando Broja ka rigjetur rrugën te goli për Vitessen.
Reprezentuesi shqiptar ka arritur të shënojë në fitoren 2-0 të skuadrës së tij përballë Sittardit.
Goli i parë për Vitessen u shënua nga Darfaoul, e që Broja më pas vulosi fitoren e skuadrës së tij.
Ishte minuta e 83-të kur anëtari i Chelseat në huazim te Vitesse shënoi për 2-0, duke i fituar kështu skuadrës së tij tri pikë mjaftë të rëndësishme.
Kujtojmë se deri më tani në këtë edicion, Broja ka shënuar pesë gola në dhjetë ndeshje. /Telegrafi/
Broja 2-0 pic.twitter.com/ImlVPtuXQW
— Sharon vd Bom (@nielsdigitl) November 29, 2020