Telegrafi

Armando Broja shkëlqen me gol në miqësoren e fituar nga Chelsea ndaj Bournemouthit

Chelsea e ka fituar 2-1 miqësoren ndaj Bournemouthit në prag të edicionin 2021/22 në Ligën Premier.

The Blues janë duke testuar një numër të madh të lojtarëve, në mënyrë që të përcaktohen se kë ta mbajnë në skuadër të parë, kë të shesin, kë ta huazojnë apo ehe kujt t’i ndërpritet kontrata.

Thoma Tuchel mund të thuhet se ka një sy special në Armando Brojën, sulmuesi shqiptar që po luan te blutë, duke ditur se kanë vështirësi në sulm.

Lexo po ashtu Zyrtare: Armando Broja rinovon me Chelsean

Reprezentuesi i Shqipërisë aktualisht është duke treguar formë të mirë në këtë fazë përgatitore, derisa sonte shënoi gol në minutën e 72-të, nga një asistim i Baba Rahman, e që ishte i barazimit 1-1.

Golin e dytë për Chelsean e shënoi Ike Ugbo, që pranoi një asistim të bukur nga Ross Barkley, vetëm katër minuta pas atij të Brojës.

Kujtojmë se para pak ditësh, sulmuesi shqiptar rinovoi kontratën me Chelsean deri në vitin 2026, e që duket se do të jetë pjesë e skuadrës së parë. /Telegrafi/