Telegrafi

Armando Broja rrëfen për karrierën dhe qëllimet e tij te Chelsea

Armando Broja

Armando Broja që është pjesë e akademisë së Chelseat, derisa ka folur rreth të ardhmes së tij dhe kujtimeve të tij që ka në klub.

Sulmuesi shqiptar ka thënë me tjerash se ai është një adhurues i madh i Ronaldo Nazarios dhe se në vazhdimësi i shikon videot e tij.

“Që kur kam lindur e mbaj vetën në mend me një top në këmbë. Në atë kohë luaja futboll me dy kushërirët e mi. Futbolli ishte diçka që më bënte të ndihesha mirë dhe që nga atëherë nuk jam larguar nga topi”, ka thënë Broja.

“Karriera ime filloi te Burnham, për të shkuar më pas te Readingu dhe e shijova kohën time aty. Më pas shkova te Akademia e Fulhamit, ku edhe aty kisha një pritje të mirë, për të kaluar më pas te Tottenham Hotspur për dy vite të tjera”.

“Zbuluesit e lojtarëve të Chelseat më shikuan kur luaja përballë klubit dhe vendosa të transferohem në akademi. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e një klubi si Chelsea dhe ëndrra ime është që të debutojë në skuadrën e parë”.

“Idoli im te Chelsea është Didier Droga, mirëpo kam dëshirë të bëhem si Ronaldo fenomeni. Në vazhdimësi i shikoj videot nga ndeshjet që ka zhvilluar dhe impresionohem nga ajo çfarë ishte në gjendje të bënte ai”, ka shtuar më tej sulmuesi shqiptar.

Broja aktualisht luan për grumposhat U-18 të Chelseat, ndërsa ndeshjen e parë në fanellën e The Blues e zhvilloi në fitoren minimale ndaj Arsenali 1-0. /Telegrafi/