Telegrafi

Armando Broja nis përgatitjet para-sezonale, Chelsea gati ta blindojë me kontratë afatgjatë

Klubi anglez, Chelsea e vlerëson maksimalisht sulmuesin shqiptar, Armando Broja, të cilin është gati ta blindojë me një kontratë të re pesëvjeçare.

Broja është njëri nga talentet më të mëdhenj shqiptar në qarkullim dhe talenti i tij vlerësohet gjithandej.

Sulmuesi shqiptar është nën pronësi të Chelseat, klub i cili dëshiron ta blindojë me një kontratë afatgjatë.

“Bordi i Chelseat po punon për të finalizuar një kontratë afatgjatë për sulmuesin e ri të talentuar Armando Broja”.

“Ai është vendosur të nënshkruajë deri në qershor 2026”, ka shkruar gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Broja ka qenë në huazim te Vitesse sezonin e kaluar, ku ka shënuar 10 gola dhe nga sot do të jetë pjesë e ekipit të parë të Chelseat në përgatitjet para-sezonale. /Telegrafi/